KKS kërkon nga sh.m “Sveti Sava” parkingun e shkollës, pa pagesë për muajin gusht

0
198

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri të kryesuar nga kryetari i Kuvendit Enver Ramadani, mbi të gjitha ëhstë diskutuar për trafikun në qytet gjatë sezonit kur frekuentimi me vetuar ëhstë shtuar, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve.

Gjatë kësaj mbledhje sipas njoftimit të Ramadanit u diskutua për Rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku është kërkuar nga kryeshefi i  stacionit policor në Bujanoc të rrisë kujdesin në rregullimin e  komunikacionit për shkak të frekuentimit të shtuar të veturave në qendër të qytetit dhe në rrugën  e Kosovës, gjegjësisht gjatë këtij sezoni veror.

Gjithashtu, ka bërë të ditur kryetari i KK, në mbledhje është aprovuar një Konkluzion  në të cilën i është është kërkuar sh.m  “Sveti Sava” në Bujanoc të bëjë lirimin e parkingut e kësaj shkolle gjatë periudhës

01 deri më 22 gusht pa pagesë për qytetarët.

Gjithashtu, në mbledhje u diskutua edhe për masat mbrojtëse rreth Covid 19, ku raportoi drejtoresha e Shtëpisë Shëndetit në Bujanoc e cila potencoi për rritjet e rasteve me Covid 19,  gjatë muajit korrik.

U kërkua vëmendje dhe kujdes shtesë nga qytetarët për të ruajtur shëndetin dhe t’i përmbahen rregullave të Covid-19, ka bërë të ditur Ramadani./LajmiAL/