Për qytetarët e Luginës që vijnë nga Kosova nuk nevoitet testi PCR

0
467

Mbrëmë në mesnatë ka hyrë në fuqi masa mbi testin PCR për të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Sërbi, ndërsa për shtetasit e Sërbisë që vijnë nga shtetet tjera kjo masë nënkupton: nëse nuk e kanë testin PCR nëgativ ata do të duhet ti nënshtrohen vetizolimit 10 ditorë deri në kryerjen e testit dhe nëse rezultojnë negative lirohen nga izolimi shtëpiak.

LajmiAL sapo ka kontaktuar në burimet e veta të sigurta në vendaklimin kufitarë në Konçul për tu informuar nëse edhe për qytetarët e Luginës që hyjnë gjegjësisht kthehen nga Kosova do të kërkohet testi PCR ose vetizolimi.

Ajo që portalit tonë iu është thënë është se: “akoma është duke funskionuar me të vjetrën, sa i përket hyrjes nga Kosova, askush nuk është duke kërkuar PCR test apo urdhëruar që të vetizolohet”

Kjo nënkupton se të gjithë ata që në Serbi hyjnë nga drejtimi i Kosovës për momentin nuk janë të detyryar të paraqesin PCR testin negative./LajmiAL/