Projekti “EKO-MJEDISI” që financohet nga Populli i Britanisë së Madhe/Ambasada e UK &PIN, paraqet një përshkrim të gjendjes së mjedisit dhe se
gjatë aktiviteteve në kuadër të projektit “Eko-Mjedis”: – do të promovohet rëndësia e mbrojtjes së mjedisit, problemet dhe mënyrat për t’i zgjidhur ato, si të rritet edukata shëndetësore, të mbrojmë mjedisin dhe se çfarë roli kanë të rinjtë në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Duke formuar një ekip të rinjsh nga komuna e Bujanocit që do të përfshihen drejtpërdrejt në zbatimin e aktiviteteve të dedikuara për edukimin mjedisor, do të përmirësohet ndërgjegjësimi i publikut, i cili duhet të ndikojë në përmirësimin e mjedisit dhe shëndetit të përgjithshëm.
Duke u bazuar në emrin e projektit edhe aktivitetet do të jenë të këtij lloji.

Aktiviteti i parë do të mbahet në muajin gusht, ku do realizohet një tryezë e rrumbullakët ku do bisedojmë me përfaques të degëve të ndryshme të cilat lidhen drejtëpërdrejt me ekologjinë,mjedisin,shëndetin tonë.
Mbas tryezës së rrumbullakët do kemi edhe aktivitete të tjera që do realizohen së bashku me të rinjët tanë.
Projekti “EKO-MJEDISI” dëshiron t’u kushtojë vëmendje banorëve të komunës së Bujanocit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të vendos një qëllim të qartë për të gjithë banorë. Projekti dontë ketë pesë aktivitete kryesore dhe dontë perfundojë më 30 dhjetorë. /OKH Alternativa INTERNACIONALE/













