Disa info nga plazhet e Shëngjinit

0
364

LajmiAL ju sjell disa info të cilat ndoshta mund të ju nevojiten nëse vendosni ti kaloni pushimet në Shëngjin, Shqipëri.

Dhoma banimi nga 35€ deri në 65€ varësisht nga madhësia dhe vendi, megjithatë krahasuar me vitin e kaluar dukshëm ka rritje të çmimeve.

Shezloni (çadra) nga 600 deri në1000 lek, edhe pse pjesa dërmuese gjat korrikut dhe gushtit vështirë se gjeneen me 600lek.

Një bukë 120 lek, ndërsa porcioni prej 5 qebapë 600 lek, pak më shumë se 5€.

Po deshët të freskoheni me akullore, një kugëll tek restaurani Kosova-Tetova do ta paguani 100 lek.

Këmbimi i euros me lek të shtunen më 23 korrik në kembimore 115 lek 1€, ndërsa tek shitoret afër plazhit 112 lek e paguajnë 1€. Nëse keni pak durim dhe i rezistoni vapës largohuni pak më larg plazhit dhe këmbimin mund ta bëni me çmim më të mirë.

Është shumë e vërtetë se pavarësisht se jemi në fund të korrikut, një pjes e mirë e shezlonave (çadrave) janë të zbrazëta, këtë pë LajmiAL e kanë konfirmuar edhe vet vendasit. 

Sipas tyre edhe artikujt ushqimor kanë shënuar rritje, por edhe vet shteti ua ka rritur taksat./LajmiAL/