Të hënën bëhet asgjësimi i mjeteve shpërthyese në Tërnoc

0
260

Të hënën më 25.07.2022 nga ora 12:30 deri në ora 15:00 tek vendi “Xehja e Antimonit” në Tërnoc do të bëhet asgjësimi i dy mjeteve shpërthyese të gjetura ditë më parë në një lagje pot ë fshatit Tërnoc.

Mjetet shpërthyese do të asgjësohet nga ekipi i specializuar për asgjësim, ndërsa luten banorët që gjatë kësaj periudhe mos të levizin në rrugën Tërnoc-Breznicë për shkaqe sigurie, thuhet në njoftimin e Shtabit për Situata Emergjente.