Në vendimin për ndarje të mjeteve për subvencionimin e projekteve të shoqërive ekonomike të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve të cilët kanë tendenca për rritje dhe bashkëfinancimin e bizneseve fillestare në vitin 2022 në Komunën e Bujanocit, kanë përfituar gjithsej 92 ndërmarrës nga 130 sa kanë konkuruar gjithsej.
Sipas këtij vendimi të gjithë përfituesit pavarësisht veprimtarisë së tyre, më të madhe apo më të vogël kanë përfituar shumën e njejtë të subvencionimit prej 195.000 dinarë secili.
Komisioni për dokumentacion jot ë plotë ka refuzuar 7 kërkesa, ndërsa me arsyetimin se, “nuk i plotësojnë kushtet e thirrjes publike” janë refuzuar 31 kërkesa.
Nga nuri i përgjithshëm i përfituesve 23 janë të nacionalitetit serb, ndërsa nga numri përgjithshëm i të refuzuarve, 10 janë të nacionalitetit serb ndërsa 28 shqiptarë.
Lista përfundimtare ne linkun e meposhtem:
Më poshtë është vendimi për ndarjen e mjeteve të mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe fuqizimit ekonomik në vitin 2022 në komunën e Bujanocit. Aplikuesit të cilët janë të radhitur më poshtë janë përfitues të mjeteve në vlere prej 150.000.00 dinaë.












