Subjektit tonë politik, sot, iu është bashkuar edhe një punonjëse e zellshme e arsimit.
Pjesë e familjes së madhe të APN-së tash e tutje do të jetë edhe Selime Bajrami.
Znj. Bajrami ka të mbaruar Fakultetin e Edukimit në Gjilan, ndërsa studimet pasdiplomike në Univeristetin SEEU në Tetovë, me ç’rast ka marr titullin Magjistre e Menaxhimit dhe Udhëheqjes në Arsim.
E aderuara në radhët tona ka një përvojë pune 14 vjeçare, në Tërnoc, si mësimdhënëse e grupit klasorë.
Kuadro si znj.Bajrami janë të nevojshme dhe dobiprurëse jo vetëm për APN-në, por në përgjithësi për shoqërinë tonë, ka shkruar kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti.












