Bujanoc: Ndalohen tre meshkuj që po transportonin ilegalisht 281 breshka

0
433

Në komunën e Bujanocit policia ka ndalur një veturë në të cilën ndodheshin tre meshkuj të nacionalitetit shqiptar të moshës 53, 58 dhe 45 vjeçare dhe ka konstatuar se me veturë kishin 281 breshka të cilat përkohësisht janë konfiskuar dhe kujdesur nga ana e inspektoratit kompetent.

Aksioni është realizuar nga pjesëtarët e MPB-së, Njësiti për Luftimin e Krimit Mjedisor dhe Mbrojtjen e Mjedisit, i cili është formuar me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, në bashkëpunim me UP-në e Vranjës.

Ndaj tre personave do të ngrihet kallëzim penal.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të shkatërrimit, dëmtimit, eksportimit jashtë vendit dhe importimit në Serbi të pasurisë natyrore të mbrojtur, kundër të dyshuarve do të ngritet kallëzim penal në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Vranjë.