Kreu i LPD-së Shqiprim Musliu nuk e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së R.Kosovë për paisjen me flet-deklarim i cili zëvendëson letërnjoftimin.
Postimi i kreut të LPD-së Shqiprim Musliut
Nëse njëmend e keni për parimin e reciprocitetit, ju lus që ta bëni në të gjitha rrafshet, ja psh.: ashtu siç nuk mund ta përdorësh Euron nëpër Serbi, ashtu edhe Dinarin ndaloje së funksionuari nëpër vendbanimet serbe.
Tjetra, ashtu siç nuk mund të përdoren librat e Kosovës në Luginë, ashtu të mos përdoren edhe librat e Serbisë nëpër vendbanimet serbe. E ku janë Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë që është puro me program serb, flamujt shtetërorë serb në të katër anët e Kosovës e shumë e shumë institucione tjera paralele, që funskionojnë në pikë të ditës nëpër gjithë Kosovën.
Ky do të ishte reciprocitet, në të kundërtën shqiptarët e Luginës po i bëni kurban të politikave ditore.
Ju lumtë!👏
Më postë e keni vendimin e Qeverisë së R.Kosovës
Me vendim të qeverisë sot rregulluam kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë. Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Ndërsa automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të vazhdojnë të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror. Ky mekanizëm do të vlejë deri me 31 tetor 2022.
Ndërkaq përmes një vendimi tjetër në mbledhjen e sotme mundësuam regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022. Regjistrimi do të fillojë më 1 gusht 2022 dhe do të zgjasë deri më 31 shtator 2022. Ky vendim ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë.












