LajmiAL në mesditë (12:23) përmes MSN i ka dërguar tri pyetje KBI-së në Bujanoc lidhur me mos shkuarjen e besimtarëve mysliman në vendet e shenjta Arabe për kryerjen e Haxhit.
“Përshendetje. Po ju dërgoj pyetjet për portalin www.lajmial.com.
1. Përse këtë vit asnjë i interesuar nuk pati mundësinë që të shkojë në vendet e shenjta Arabe për ta kryer obligimin e Haxhit.
2. Kush e bartë barrën e mos shkuarjes sē besimtarëve nga Lugina në vendet e shenjta Arabe.
3. Sa ka qenë oferta e KBI-së për kryerjen e Haxhit (euro).” këto ishin tri pyetjet e LaljmiAL DREJTUAR KBI-së.
KBI duke mos dashur të përgjigjet në pyetjet e LajmiAL, ka dhënë një sqarim publik përmes FB-së, megjithatë ne si portal na vjenë mirë që ia rikujtuam KBI-së se duhet ti jap sqarim opinionit, besimtarëve myslimanë, arsyejen e mos shkuarjes në Haxh.
Në vazhdim po ju publikojmë edhe njoftimin e KBI-së të publikuar në FB rreth orës 18:30
SQARIM PËR OPNION
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, njoton të interesuarit për haxh dhe mbarë qytetarët e Luginës së Preshevës, se edhe këtë vit nuk do të të ketë shkuarje për në Haxh.
Arsyeja e mosrealizimit të haxhit për këtë vit për haxhinjte e tanë, është se shteti I Arabisë Saudite, I lejoi kryerjen e haxhit vetëm shteteve në botë, që janë të banuara me shumicë muslimane dhe çështjen e haxhit e kan të regjistruar zyrtarisht përmes ministrive të caktuara,
E shteti I Serbisë, pastaj të gjitha shtetet e Europëe, Amerikës, Australisë, që nuk janë të banuara me shumicë muslimane, të gjithave I’u është pamundësuar shkuarja në haxh.
Sepse këto shtete haxhin e kan të regjistruar në shtetin e Arabisë Saudite, në emër të agjensioneve, ku vetëm kështu e ka lejuar Arabia Saudite.
Çmimi i haxhit pët këtë, ishte 5700 euro, një çmim që e ka imponur ministria e haxhit në Arabinë Saudite.
Shpresojmë që kjo të jetë vetëm për këtë vit, kurse e Lusim Allahun e madhëruar që nijetlinjve për haxh tu japë saber, dhe ky nijet ia tyre të realizohet vitin e ardhshëm.
Njofton
KBI-BUJANOC
28.06.2022












