A po i shfrytëzojnë OJQ-të nxënësit për interesa personale?

0
277

“Shprehia” e disa OJQ-ve se gjoja po i edukojmë, avancojmë dhe kulturojmë nxënësit, sidomos të shkollës së mesme, viteve të fundit është bër trend.

Projektet e fituara pikërisht në emër të nxënësve janë nga më të ndryshmit, edukativo arsimor, kulturorë, sportiv, shijim natyre e kështu me radhë, por asnjë projekt që financiarisht do të motivonte nxënësit, sidomos në një periudhë kur jeta socioekonomike e pjesës dërmuese të nxënësve nuk është e kënaqshme.

Të paktë janë, ose fare nuk ka nxënës që financiarisht përfitojnë nga projektet e OJQ-ve që financohen nga donatorë të ndryshëm, përveç një cop letër “ÇERTIFIKATË” vlera e së cilë është vetëm një foto për arsyetim para donatorit, “kishe qe sha bonëm”

Çdo projekt i fituar nga OJQ-të e që ka për qëllim aktivitete me nxënësit, ka të paraparë edhe honoraret/mëditjet për nxënësit, pjesmarrësit e projektit, por fatkeqësisht nxënësit si shpërblim e marrin nga një pije dhe letër A4 të printuar në kolor.

OJQ-të në vend që të integrojnë rininë të cilët kanë mbaruar shkollimin e mesëm dhe po bredhin rrugëve, ato si “prehë” më të lehtë i shohin nxënësit, gjë kjo që padyshim shantazhon edhe vet institucionin arsimorê, duke e bërë atë më pak të dobishëm në aspektin e edukimit, “nënçmim”. 

“Jo ne asnjëher nuk marrim para thjesht shkojmë në seminare, dalim në natyrë, marrim çertfikata, në raste edhe ndonjë koktej e shijojmë” shprehen nxënësit e ntervistuar.

Sipas tyre, ka patur raste që për të njejtin aktivitet janë ftuar nga dy her, vetëm për të bër foto.

Nga nxënësit gjithashtu kemi mësuar se OJQ-të e caktuara i kanë tashmë nxënësit e përzgjedhur të cilët vazhdimisht i thërrasin në aktivitete duke e diskriminuar pjesën tjetër.

Kush i përzgjedh nxënësit? Kush e jep lejen? Kush mban përgjegjësi për gjith këtë? padyshim se drejtoria e shkollës është organi përgjegjës për çdo gjë që ndodh në shkollë.

Rinia po largohet nga Lugina në mënyrë marramendëse, por jo edhe nxënësit e shkollave të mesme spse ata nuk kanë mundësi ligjore që të aplikojnë për vizë, e tash ju lexues vlersoni deklaratat e OJQ-ve se ata po kontribuojnë për ta parandaluar migrimin, apo mbushjen e xhepave, në kurriz të nxënësve./LajmiAL/