Nga mbledhja e KRZ për rivotimin më 23 qershor në Tërnoc

0
197

Në seancën e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, të mbajtur më 17 qershor 2022, është miratuar Vendimi për përsëritjen e votimit në vendvotim, me të cilin është anuluar rivotimi në zgjedhjet për deputetë të mbajtur më 27 maj 2022.

Në vendvotimin numër 6 (Shkolla fillore “MUHAREM KADRIU” – KLASA, TRNOC I MADH) në komunën e Bujanocit, ku me vendim të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve është anuluar votimi, rivotimi do të mbahet të enjten më 23 qershor, 2022,  nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

Në vazhdim të seancës, anëtarët e Komisionit miratuan Vendimin për formën, pamjen, ngjyrën dhe përmbajtjen e fletës së votimit dhe listën kontrolluese për kontrollimin e korrektësisë së kutisë së votimit për rivotimin në zgjedhjet për deputetë. Fletët e votimit do të printohen në letër blu dhe lista kontrolluese e kutive të votimit do të printohet në letër gri. Fletët e votimit do të shtypen në dy versione, në gjuhën serbe dhe shqipe, në letër A-3.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka miratuar edhe një Vendim për përcaktimin e numrit të fletëvotimeve për rivotim në zgjedhjet për deputetë, më 23 qershor 2022, me të cilin është përcaktuar shtypja e 1089 fletëvotimeve.

Në këtë seancë u miratua Vendimi për ndryshimin e vendimit për autorizimin e koordinatorëve të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të datës 22 mars 2022, me të cilin ndryshohet pika 1, kështu që në nënpikën 25) si kordinator i Komisionit Republikan Zgjedhorë për rrethin e Pçinjës autorizohet Sërgjan Zoja, Velko Odaloviq, Miroslav Vasiq, Millosh Petroviq dhe Veljko Peroviq, anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.

Seancën e drejtoi nënkryetari i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviq.