Pajaziti: Bujanoci nuk mori ASGJË nga rezervat buxhetore – zero dinarë!

0
53

Bujanoc, 23 nëntor 2026 – Premtimet e shumta të ish-pushtetit të SNS-së për ndihmë dhe mbështetje financiare për Bujanocin kanë mbetur vetëm fjalë të shkruara në letër, pa u konkretizuar në vepra.

Investimet, projektet madhore dhe mbështetjet e paralajmëruara pas zgjedhjeve lokale të vitit 2024, kur SNS-ja u bë pjesë e pushtetit lokal, rezultuan premtime që nuk u realizuan.

Rasti i fundit që dëshmon mungesën e mbështetjes financiare nga institucionet qendrore është mosndarja e asnjë dinari për Komunën e Bujanocit nga rezervat buxhetore të Ministrisë së Financave, gjatë mandatit teknik të qeverisjes, shkruan Bujanovaçke.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, ka deklaruar për këtë portal se nga Ministria e Financave kishte kërkuar 240 milionë dinarë, por komuna nuk ka përfituar asnjë shumë.

“Kemi marrë ZERO dinarë. Nga Beogradi nuk kemi marrë asnjë informacion se përse kërkesa jonë është refuzuar”, ka deklaruar Pajaziti.

Problemet financiare të komunës janë të njohura, ndërsa kryetari Pajaziti ka shpjeguar edhe destinacionet për të cilat do të përdoreshin 240 milionë dinarët e kërkuar.

Sipas tij, mjetet do të shërbenin për furnizimin e barnatores, pagesën e shpërblimeve jubilare, ndihmën solidare, kompensimet për largim nga puna, shpenzimet e udhëtimit, subvencionet për bujqësi dhe nevoja të tjera të komunës.

Në fund, duke iu referuar partnerëve të koalicionit të SNS-së në Bujanoc, portali Bujanovaçke rikujton një shprehje të urtë popullore: “Kush mbjell kunguj me djallin….”