Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se qeveria që drejton ka ndarë 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit dhe 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit, për të sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit në këto vende, raporton Arbresh.info.
“Qeveria në detyrë vazhdon të kryejë me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i saj.
Në takimin online, Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimesh, midis tyre: 10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.
Me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet./Lajmi-AL/












