20.000 euro për çiftet e reja për çështjen e banimit, 300.000 dinarë për fëmiun e parë

0
643

“Masa më e rëndësishme për të cilën po flasim janë banesat dhe ndihma e madhe, pjesëmarrje që shteti do ta japë në mënyrë të pakthyeshme për çiftet e reja, por e drejta e pronësisë do t’i shkojë nënës”, tha Vuçiq.

Presidenti tha se kjo do të jetë 10 deri në 20 mijë euro dhurata direkte dhe kjo do të ishte një motiv direkt për t’u larguar sa më shpejt nga shtëpia e prindërve.

“Do të thotë shumë për çiftet e reja që duan të krijojnë familje. Kur të merrni 20 mijë euro do të thotë shumë. Dhe për të parandaluar lloje të ndryshme abuzimesh, të gjitha të drejtat do ti lidhim me  nënën” shtoi presidenti.

Sot po flasim për disa tema të rëndësishme. Do të filloj me atë që ka më shumë rëndësi. Këto janë masa të reja demografike dhe më lejoni t’ju prezantoj me atë që ne po bëjmë për të rritur natalitetin në Serbi.

Për çfarë ramë dakord me ministrin Dmitroviq dhe gjithë Qeverinë, duke pasur parasysh se po zhdukemi si popull, se të dhënat tregojnë se nataliteti është pak më shumë se 1.5, kurse për riprodhim të thjeshtë duhet 2.15.

Ne po plakemi dhe progresi ynë ekonomik në të ardhmen do të varet nga sa do të arrijmë të sigurojmë përparimin e kombit tonë përmes masave demografike.

“Dua të them se nga 1 janari do të paguajmë 300.000 dinarë për çdo fëmijë të parë, duam të inkurajojmë nënat dhe familjet që të lindin.

Për sa i përket fëmijës së dytë dhe të tretë, ai do të rritet ndjeshëm për fëmijën e dytë, sepse fëmija i dytë është një pikë kthese për nënat, por edhe për baballarët. Veçanarisht do të kujdesemi për lindjen e fëmiës së dytë, por ato masa do të forcohen ndjeshëm” tha Presidenti, gjatë paraqitjes së tij para opinionit./LajmiAL/