Instituti “Batut” dërgon sms qytetarëve për vaksinim, edhe Moderna në dispozicion

0
188

Ditëve të fundit Instituti për Shëndet Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut” përmes një mesazhi SMS ka filluar tu dërgojë qytetarëve porosi në formë rikujtimi se nëse kanë ndonjë arsye shëndetësore mund të vaksinohen edhe në shtëpi.

Ky institucion edhe zyrtarisht përmes faqës zyrtare të tijë ka njoftuar pr fillimin e dërgimit të mesazheve.

Në mesazhet që tashmë kanë arritur në telefonat e pjesës dërmuese të popullatës i bëhet thirrje edhe për imunizimin duke qenë se jemi ende vetëm rreth 44% e popullsisë së përgjithshme të vaksinuar që është larg përqindjes në bazë të së cilës mund të kontrollojmë valën epidemike, thuhet në mesazhe.

Edhe në komunën e Buajnocit në mesazhet që i kanë arritur shumë  qytetarëve bëhet fjalë për një mesazh mbi rëndësinë e vaksinës, ndërsa në mesazhin e dytë që kanë marrë qytetarët janë të dhënat se si mund të aplikohet dhe kodet e vaksinave, duke dërguar SMS:

  1. Numrin personal në numrin 6010 për vaksinën AstraZeneca
  2. Numrin personal në numrin 6020 për vaksinën Sinopharm.
  3. Numrin personal në numrin 6030 për vaksinën Pfizer.
  4. Numrin personal në numrin 6040 për vaksinën Sputnik V
  5. Numrin personal në numrin 6050 për vaksinën Moderna.