Për shtetasit e Sërbisë aktualisht nuk kërkohet PCR test për të hyrë në Kosovë

0
448

Si gjithmonë në shërbim të qytetarëve për ti informuar në kohë, LajmiAL në këto moment (06.04.2021 ora 20.47) ka marë informacione të sigurta në vendkalimin kufitarë te Dheu i Bardhë dhe ka mësuar se shtetasit e Sërbisë janë duke kaluar pa kurfar pengese në drejtim të R.Kosovës.

Nuk i kërkohet testi PCR në kuadër të masave kundër virusit korona që i ka miratuar Qeveria e Kosovës.

Gjatë tërë ditës në adres të portalit kanë arritur thirrje nga qytetarët të cilët kanë kërkuar informacione të hollësishme, nëse policia doganore e Kosovës po kërkon test PCR për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë që pas kontaktimit të zyrtarëve në vendkalimin kufitarë është konfirmuar se shtetasit e Sërbisë janë duke lëvizur lirshëm në drejtim të Kosovës pa iu kërkuar testi i lartpermendur./LajmiAL/