OBSH: Bilanci rrezik/përfitim peshon në favor të vaksinës AstraZeneca

0
371
Der Impfstoff von Pfizer Biontech wird vorbereitet, in einem Pflegeheim im Kanton Luzern am Mittwoch, 23. Dezember 2020. Eine ueber 90-jaehrige Frau wird als erste Person im Kanton Luzern und als eine der ersten Personen der Schweiz mit dem Impfstoff von Pfizer Biontech gegen Corona geimpft. (KEYSTONE/Urs Flueeler)

Bilanci i rrezik/përfitimit vazhdon të peshojë kryesisht në favor të përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 të AstraZeneca-s, tha sot një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sipas gjendjes aktuale të dijeve të disponueshme, bilanci rrezik/përfitim mbetet pozitiv”, këmbënguli  Rogerio Pinto de Sa Gaspar, drejtori i OBSH-së, i ngarkuar për Rregullimin, raporton Afp.

“Këto përfitime janë me të vërtetë shumë të rëndësishme në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë në mesin e popullatave që vaksinohen”, shtoi ai gjatë një konferencë shtypi të OBSH-së për Ditën Botërore të Shëndetit, duke vënë në dukje se ekspertët dhe media priren të përqendrohen vetëm te rreziqet.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që ekspertët e shëndetësisë u mblodhën këtë javë për të diskutuar një lidhje të mundshme midis kësaj vaksine dhe llojeve të caktuara të rralla të trombozës.