Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi takohet me Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovksi

0
313

Postimi i plotë i kryetarit të APN-së:

Takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Oliver Spasovksi

Fokus i këtij takimi ishin hapat e mëtutjeshëm për hapjen e Kufirit Miratoc – Llojan ku të dy palët nënvizuam rëndësinë e pikës kufitare si proces që hap perspektiva për qyetarët e dy Republikave.

Z. Spasovski qartësoi se korniza ligjore është tani më në funksion, kurse pandemia globale COVID 19 ka qenë arsya kryesore për vonesën e hapave operative drejt hapjes konkrete të pikës kufitare.

U dakorduam për bashkëpunim, sinkronizim dhe përshpejtim të hapave të mëtutjeshëm operative procedurale mes Republikave dhe harmonizimit të protokolleve operative dhe kështu pra hapjes të shpejtë të kufirit Miratoc Llojan, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/