Arifi: Të gjithë fermerët të cilët nuk kanë marr subvencionet e 2019, mjetet do ti marrin në fillim të prillit

0
761

Në fillim  muajit  prill , të gjitha subvencionet do të paguhen për bujqit, kërkesat e të cilëve u miratuan në vitin 2019, është shprehur kryetari I komunës Nagip Arifi, pas seancës së fundit të Këshillit Komunal.

Ai tha se më shumë se 12 milion dinarë mbëtën të papaguara për atë periudhë. Deri më tani, janë paguar vetëm 7 million dinarë.

Kyetari Arifi  gjithashtu theksoi se, konkursi për bujqësi për vitin 2021 do të shpallët në muajin Mars, ndërsa veçoi se ata që I kanë marrë mjetet në konkursin e mëparshëm nuk do të mund të aplikojnë për subvencione të reja.

Në vitin 2020, nuk është shpallur  asnjë konkurs për aplikme e subvencioneve për fermerët./Lajmi-AL/