Bujanoc: Ditën e fundit të 2020-tës në komunën e Bujanocit u shënuar 4 raste të reja me Covid-19

0
279

2021 po hyjmë me numër të përgjysmuar të të infektuarve me Covid-19.
Përderisa dy muajt e fundit kishim rreth 20 të infektuar në ditë me virusin korona ky numër javën e fundit ka rënë në një mestare rreth 5 të infektuar në ditë.
Sipas të dhënave të fundit nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit me test Antigjen janë testuar 10 persona 4 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./Lajmi-AL/