Lufta në prag: Në Bjellorusi, pranë Ukrainës: Pozicionohen rusët, nisin stërvitjet e gjuajtjeve me armë

0
354

Gazetari Step Vaessen i Al Jazeera, duke raportuar pranë një aeroporti në Bjellorusinë jugore, afër kufirit me Ukrainën, tha se stërvitjet ushtarake ruse duket se po zhvillohen në vend.

“Ne kemi parë dhjetëra kamionë rusë që kanë dalë nga fusha ajrore rreth gjysmë ore më parë. Ka aktivitet ushtarak këtu me siguri – ne kemi dëgjuar helikopterë duke u ngritur, kemi dëgjuar ato që duken të jenë ushtrime të shtënave”, tha ajo.

“Nga ana tjetër, këtu në këtë zonë është gjithashtu mjaft e qetë. Në fshatin aty pranë çdo gjë është e zakonshme dhe njerëzit bëjnë punët e tyre normale”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, pak më herët Rusia njoftoi se ka nisur tërheqjen e stafit diplomatik nga Ukraina.

Fuqia ushtarake e Ukrainës

Ushtarë aktivë: 209.000

Rezervistë: 900.000

Artileri: 2.040

Mjete të blinduara: 12.303

Tanke: 2.596

Helikopterë: 34

Aeroplanë ushtarakë: 98

Buxheti për ushtrinë: 5.9 miliardë, 8.8 për qind e buxhetit

Fuqia ushtarake e Rusisë

Ushtarë aktivë: 900.000

Rezervistë: 2.000.000

Artileri: 7.571

Mjete të blinduara: 30.122

Tanke: 12.420

Helikopterë: 544

Aeroplanë ushtarakë: 1.511

Buxheti për ushtrinë: 61.7 miliardë, 11.4 për qind.