Napoli dhe Interi do të përpalsen sonte në njërën ndër ndeshjet kryesorë në garën për kreun e tabelës në Serie A, raporton RTKLive.
Napolitanët dhe internistët do të ndeshen në kuadër të javës së 25-të. Kjo sfidë parashikohet të jetë e zjarrtë pasi që aktualisht këto dy skuadra i ndan vetëm një pikëm ku Interi kryeson tabelën me 53 pikë, vetëm një më shumë së Napoli.
Në radhët e Napolit edhe në duel me zikaltërit, titullar pritet të jetë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili vazhdon të shfaq formë të lartë këtë sezon të garave.
Formacionet e mundshme:
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Lobotka, Ruiz; Insigne, Zielinski, Politiano; Osimhen
Inter (3-5-2): Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko
Ndeshja Napoli-Interi nis në orën 18:00.








