Vizita në Zvicër e presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës dhe krye tares së parlamentit, Vjosa Osmani është pritur me shumë interes dhe me simpati nga homologët e saj dhe nga mediat.
Kjo është parë, veç tjerash edhe në praninë e konsi derueshme të mediave në konferencën për shtyp që ajo e mbajti të mërkurën, pas takimit me kryeparalmentarin zviceran, Andreas Aebbi.
Ndërsa gazeta presti gjioze zvicerane Neue Zür.cher Zeitung (NZZ) e përshkruan me entuziazëm profilin e my safires së lartë nga Kosova.
Vjosa Osmani përfaqëson një fytyrë të freskët, befasuese, të shtetit më të ri në Evropë. Vizita në Bernë e presidentes kosovare në detyrë të mërkurën rrit shpresat për një ka pitull të ri në marrë dhëniet kosovare-zvicerane, shkruan Georg Häsler Sansano, gazetar që më parë ka punuar si korrespondent ballkanik për mediat zvicerane.
Një anglishte e kultivuar, me tingull amerikan, deklarata politikisht të mprehta, për mbajtjesore në vend të frazave të gjata, e arsimuar mirë, e re, nënë e binjakëve: Vjosa Osmani nuk korrespondon aspak me stereotipin e politikanit ballkanas, konstaton gazetari.








