Shoqatat LMT, AGIMI dhe JEHONA nisin aksionin për ndërtimin e shtëpisë Bejtulla Ebibit nga Tërnoci

0
428

Të nderuar Tërnocas,

Me rastin e fillimit te muajit të shenjtë të Ramazanit, shoqatat LMT, AGIMI dhe JEHONA ju urojnë të gjithëve këtë muaj të bekuar me shpresë që Zoti të na e lehtësoj agjërimin dhe të na i shtoj veprat e mira.

Sikur që eshte bërë tanimë traditë e ndërtimit të një shtëpie në vit, dhe në vazhdimësi të bashkëpunimit ndërmjet të tri shoqatave tërnocase që veprojnë në Zvicër, pas anketimit të shumë personave në Tërnoc, shumica prej tyre na kan dërguar në adresën e Bejtulla Ebibit, i cili gjendjen ekonomike e ka shumë të vështirë.

Në këtë shtëpi, siç shihet në foto, jeton Bejtullahu me bashkëshorten dhe vajzën.

Me propozim të kryesisë së shoqatës LMT si dhe në bashkëshqyrtim me shoqatat AGIMI dhe JEHONA, vendoset që t’i ndihmohet kësaj familjeje me ndërtimin e shtëpisë, dhe shpall aksion për grumbullimin e të hollave të nevojshme.

Aksioni fillon prej sot, më 2 pril 2022 dhe mbaron ditën e Bajramit, më 2 maj 2022.

Përgjegjësinë për grumbullimin e të hollave «cash» e kanë anëtarët e shoqatave pjesëmarrëse.

Për transferime bankare:
Në favor të: Verbindung Gastarbeiter Lidhja e Mergimtareve nga Ternoci, 5737 Menziken
IBAN: CH72 0483 5059 0218 1000 1
SWIFT/BIC: CRESCHZZ80A (Për paguesit jasht Zvicrës)
Komenti: Shtëpia 2022

Nëse keni ndonjë pyetje, mund të kontaktoni me Sami Fejzullahun, që edhe ështè përgjegjës i këtij
projekti, në numrin e telefonit +41 76 477 72 95

Paraprakisht falëmnderojmë secilin për përkrahjen dhe donacionet që ky projekt të realizohet sa më
shpejtë.

Me respekt,
Shoqatat LMT, AGIMI dhe JEHONA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here