PD në Medvegjë nis fushatën për zgjedhjet lokale dhe parlamentare

0
260

Krahas zgjedhjeve parlamentare që do të bahen më 3 prill në Serbi, në 20 komuna do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në mesin e të cilave është edhe komuna e Medvegjës.

Partia Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfaqësohet me listën “Partia Demokratike – Për Medvegjën” e radhitur në listën zgjedhore me nr.6.

Gjatë ditës kryetari i PD Nagip Arifi i shoqëruar edhe nga Sali Salihu kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare zyrtarisht kanë filluar fushatën parazgjedhore.

Kryetari i PD-së Nagip Arifi ka theksuar se, “sot, qëndruam në Medvegjë për të shënuar fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale në Medvegjë dhe ato parlamentare që do të mbahen më 3 Prill 2022.

Angazhimi i secilit medvegjas në këto zgjedhje do të faktorizonte shqiptarët.

Sa më shumë mobilizim aq më mirë për Medvegjën.

Për zgjedhjet lokale në Medvegjë, dilni dhe rrethoni “Partia Demokratike – Për Medvegjën” me nr.6, kurse për zgjedhjet parlamentare “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me nr.16” ka thënë Arifi./LajmiAL/