Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadani për të hënën e ka thirrë seancën e parë për këtë vit të KK.
Këshilltarët për shqyrtim dhe aprovim para veti kanë gjithsej 6 pika.
Kuvendi Komunal i Bujanocit, të hënën me datë 14.02.2022, me fillim prej orës 10:00, do të mbajë seancën e parë punuese për vitin 2022. Për seancë është propozuar ky rend i ditës:
Rend të ditës
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca VIII e Kuvendit Komunal të mbajtur më 29.12.2021.
1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës të Këshillit Komunal për periudhën 01.01.-31.12.2021,
2. Propozim aktvendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit të Sh.F “Migjeni” në Muhoc,
3. Propozim aktvendimi për shkarkimin e U.D. të drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc,
4. Propozim aktvendimi mbi emërimin e U.D. drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc
5. Propozim Vendimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit mbi hartimin e ndryshimit dhe plotësimit të tretë të planit rregullativ general të Bujanocit,
6. Propozim Vendimi mbi shkarkimin dhe emërimin e Komisionit Komunal Zgjedhor të Komunës së Bujanocit në përbërje të përhershme,
7. Të ndryshme.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.












