Ramadani në Beograd takon Ambasadorin e OSBE-së Jan Braathy, bisedojnë për problemet e shqiptarëve

0
197

Kryetari i KK të Bujanocit Evner Ramadani përmes rrjetit social ka bërë të ditur se gatë qëndirmit të tië sot në Beograd është takuar edhe me Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë Jan Braathy.

Sipas Ramadanit gjatë këtij takimi është diskutuar për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.

Postimii plotë i kryetarit të KK Enver Ramadanit

Sot pata kënaqësinë të takoj Ambasadorin e OSBE-së në Beograd OSCE Mission to Serbia

z.Jan Braathy, me të cilin diskutuam për situatën në të cilën po ndodhen qytetarët e Luginës së Preshevës.

Diskutuam edhe për integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore me theks të veçantë në gjykatë dhe prokurori.

Falënderova Ambasadorin për rrolin dhe përpjekjen e vazhdueshme që po e bën për senzibilizimin e problemit të Luginës së Preshevës.

Bashkëpunimi duhet të vazhdoj me aleatët ndërkombëtare dhe me përpjekje të përbashkëta, ka shkruar Ramadani./LajmiAL/