Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 273 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 15 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 7 janë nga Vranja, 5 nga Surdulica, 2 mga Tërgovishta dhe 1 nga Boseligradi.
Në komunat tjera të rrethit të Pçinjës të premtën nuk ka patur raste të reja me Covid-19, përfshirë edhe komunën e Bujanocit. /LajmiAL/












