Hyrja e Shtëpisë së Kulturës me pamje të re, shmanget edhe rreziku i rrëshqitjes

0
339

Dyshemeja dhe shkallët në hyrje të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc tashmë kanë një pamje të re, për faktin se dyshemeja sikurse edhe shkallët janë shtruar me pllaka të reja dhe jo rrëshqitëse.
Përveç se ishin dëmtuar dukshëm, pllakat e deritanishme gjatë reshjeve të shiut dhe borës bëheshin edhe shumë të rrëshqitshme që përbënin rrezik për këmbësorët.

Në profilin e komunës së Bujanocit lidhur me këtë projekt është shkruar se,
“Hyrja e Shtëpisë së Kulturës me pamje të re.
Edhe gjatë pushimeve, punët në përmirësimin e infrastrukturës kanë vazhduar. Kësaj radhe, janë rregulluar shkallët e dëmtuara para Shtëpisë së Kulturës” është shkruar në njoftimin e komunës./Lajmi-AL/