Bujanoc: Edhe më tej numri dyshifrorë i të infetkuarve brenda një dite

0
369

Numri i të infektuarve me virusin korona në komunën e Bujanocit edhe më tej mbetet dyshifrorë, kjo gjendje po e përcjellë komunën e Bujanocit për disa ditë radhazi

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 raste të reja të personave të infektuar dhe kjo e çon në 82 numrin e të infektuarve vetëm në muajin mars.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 11 raste të reja me Covid-19.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 978 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 791 kontrolla prej tyre 706 të rritur dhe 85 fëmijë.

Numri i kontrollave në datën, 09 mars ka qenë 119, prejtyre 116 të rritur dhe 3 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 30 përsona 11 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/