Ukraina kërkon armëpushim në bisedimet me Rusinë

0
264

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei i ka mirëpritur delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar anëtarët e të dy palëve se ata duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”, raporton CNN

Negociatorët për Kievin dhe Moskën po mbajnë bisedime në Bjellorusi, por pritshmëritë nuk janë të larta.

“Të dashur miq, presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei.

Përpara takimit, presidenti Zelensky u kërkoi trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje për anëtarësim të menjëhershëm në BE..

Në ditën e pestë të pushtimit rus të Ukrainës, njerëzit në Kiev po dalin nga shtëpitë e tyre pas një shtetrrethimi gjatë fundjavës.