Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës me seli në Zvicër sikurse në çdo Bajram edhe kësaj radhe nuk ka harruar familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe familjet e ish ushtarëve të UÇPMB-së me mjete financiare dhe pako humanitare.
Kjo shoqata me seriozitetin më të madh çdo herë është duke dhënë kontributin e sajë në mënyra të ndryshme që vlerat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇPMB-së mos të lihen në harresës.

OVL-UÇPMB i ka shprehur falënderim për ndihmat dhe kkntributi e dhënë.
FALEMINDERIT DIASPORË
Organizata e Vetaranëve të Luftës së UÇPMB-së faleminderon Shoqatën humanitare Lugina e Preshevës me seli në Zvicër e cila vazhdimisht I ka mbështetur dhe po I mbështet familjet e dëshmorëve,invalidët dhe familjet e ish ushtarëve të UÇPMB-së duke ju dale në ndihmë.
Për nderë të festës Fitër Bajramit Sh.H.L e Preshevës ka ndihmuar 61 familje vlera e të cilave arrin në 3220 franga.
Faleminderit kryesisë me në krye krytar z.Ferat Rashiti si dhe kryetarin e nderit z.Fazli Musliu
Faleminderit gjithë diaspores për kontributin e tyre të pandashëm për vendlinjen.
Zoti ju bekoftë
Me rrespekt kryesia e Ovl UÇPMB-së
12.05.2021












