Të nderuara motra dhe vëllezer musliman,
ju bashkëvendasit e mi këtu dhe kudo që gjendeni gjithëandej,
Zoti ju pranoftë agjërimin dhe ju dhashtë shpërblimin.
Kaloi muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj ky i sakrificave dhe lutjeve tona të përbashkëta, dhe lutemi që këto lutje të na pranohen.
Me sinqeritetin më lartë uroj shëndet, mirësi dhe lumturi për ju, familjet dhe shoqërinë tuaj, uroj që zemërgjërësia dhe vëllazëria mes nesh të jetë synim jonë i përbashkët.
Me shumë respekt!
Nagip Arifi,
kryetar i komunës së Bujanocit












