Rrëzohet pema e Vitit të Ri e mbyt një person në Belgjikë

0
400

Një bredh i madh dekorativ i vendosur me rastin e fundvitit në një nga sheshet e Beligjkës ra mbi njerëzit, për pasojë një person ka humbur jetën.

Një grua vdiq pasi një pemë e Vitit të Ri 20 metra e gjatë ra mbi të në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë të enjten, njoftuan mediat lokale belge.

Një pemë e madhe në sheshin në qytetin Oudenaarde, rreth 50 kilometra në perëndim të Brukselit, nuk i rezistoi një ere të fortë të enjten në mbrëmje, njoftoi agjencia belge e lajmeve Belga.