Rexhep (Qerim) Musliu (1889-1971) -ëmbëltorist

0
566

Rexhep (Qerim) Musliu lindi më 20 tetor 1889 në Tërrnoc. Ishte i biri i Qerimit të Terzive të Tërrnocit, i cili qysh si fëmijë pati një jetë të vështirë.
Kur ishte në moshën 12 vjeçare, i vdes babai. Kjo edhe më ia vështirësoi jetën. Shpesh i ndodhte që në sofër t’i mungonte buka e gojës. Prandaj, si i ri, Rexhepi filloi t`i bashkangjitej tregëtarëve tërrnocas dhe tregëtinë e bënte zakonisht në këmbë deri në Selanik. Pirotin, Negotinin, Pejën e Prizrenin thuajse nuk e ndjente fare.
Lufta e Dytë Botërore, Rexhepin e zë në Bosnjë, në një fshat afër Sarajevës, kështu që për 4 vite me radhë për të nuk dihej asgjë. Më vonë, sipas familjarëve të tij, familja kishin kuptuar që Rexhepi ishte gjallë dhe jeton diku afër Sarajevës, por meqë kishte luftuar kundër çetnikëve, ustashëve, drazhiqevcëve, etj., nuk mund të kthehej në Tërrnoc. Gjatë asaj kohe, në Sarajevë (pas luftës) kishte nisur të punonte në një pastiçeri.
Pas shumë përpjekjeve dhe sakrificash, Rexhepin nga Sarajeva e kthejnë në shtëpi dy kusherinjtë e tij, Riza e Sali Musliu dhe i vëllai, Bejxhet Musliu.
Pas kthimit në fshat, Rexhepi hap ëmbëltoren në qendër të fshatit, që për popullatën tërrnocase ishte diçka e pa imagjinueshme.
Në pastiçeri Rexhepi angazhon edhe djalin e tij, Nehatin, të cilin në vitin 1964 e dërgon për ta perforcuar zanatin e pastiçerit në Svërlig në një qytet të Republikës së Serbisë në mes të Nishit e Negotinit.
Rexhep Qerimi pos tjerash dha një kontribut të pakontestueshëm në ndërtimin e fshatit. Në mes tjerash kontribuoi edhe në ndërtimin e dy xhamive dhe atë në Tërrnoc, në lagjen e Terzive dhe në Bujanoc, ku pushteti serb i kontestonte në vazhdimësi.
Rexhep Qerimi vdiq me 21 mars të vitit 1971 dhe pas vete la: katër djem: Mexhidin, Vaxhidin, Nehatin, Sylejmanin dhe dy vajza: Mejremen dhe Irzemen.

Në foto aga Rexhep

(Autori është Nehat Salihu)