Prof Dr.Shukri Rahimi (1925-2021)

0
924

Prof Dr.Shukri Rahimi lindi më vitin 1925 në fshatin Nasalcë të Komunës së Bujanocit.

Shkollën fillore e kreu ne vendlindje në Nasalcë kurse normalen ne Nish.Fakultetin Filologjik-Dega e Historis e kreu në Shkup më 1960.

U doktoru ne Fakultetin Filologjik të Prishtinës në janar te vitit 1974 me temën: “LUFTA E SHQIPTARËVE PËR AUTONOMI 1898-1912”.

Prof. dr. Shukri Rahimi së pari punoi si profesor i historisë në Shkollën Normale të Shkupit dhe në SHLP në Shkup. Më 1974 kaloi në Fakultetin Filologjik të Prishtinës si ligjërus i historisë së popujve të Jugosllavisë, ku arriti gradën prof. ordinar i kësaj lënde.

Roli i tij është i pazëvendësueshëm në përgatitjen akademike të disa gjeneratave të historianëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Ka të botuara dhjetëra punime shkencore, kurse prej veprave më të njohura janë: “Lufta e shqiptarëve për autonomi, 1897-1912”, “Vilajeti i Kosovës më 1878-1912”, “Gjurmime historike të Rilindjes Kombëtare”.

Shukri Rahimi ishte deputet i legjislaturës së parë të Parlamentit të Maqedonisë (1990-1994).

Në vitin 2003 u dekorua me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit “Hero i Kosovës” nga Presidenti i Kosovës.

Vepra e Prof.dr. Shukri Rahimi vlerësohet edhe nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, duke e cilësuar lartë figurën e tij, si një prej historianëve më emblematikë që la pas vetes një qasje mjaft të përkushtuar ndaj historiografisë kombëtare.

“Ai la mjaft vepra të rëndësishme, por ajo që e shquan atë në rrafshin e padiskutueshëm të vlerave kërkimore-shkencore është libri “Vilajeti i Kosovës më 1878-1912” , në të cilin janë sintetizuar të gjitha proceset historike me plot kundërshtime në mes të Lëvizjes kombëtare shqiptare dhe administratës Osmane të asaj kohe. Me shuarjen e Prof Dr. Shukri Rahimit mbyllet edhe një kapitull i rëndësishëm i shkencave tona albanologjike, por në anën tjetër hapen horizonte të reja që mbi standardet shkencore që ai vendosi të vazhdojë studimi i periudhave e ngjarjeve të ndryshme nga e kaluara jonë”.

Prof Dr. Shukri Rahimi vdiq në më datën 09.03.2021 në Shkup ku edhe u varros në Shkup pasi që familja e tij e ngusht jeton dhe vepron në Shkup.

Fshati Nasalcë i komunës së Bujanocit njihet si fshati me më së shumti intelektual ku edhe është botur libra: NASALCA VATËR E ARSIMIT.

Autor: Shoqata Nasalca

Zvicër/Nasalcë

19 Mars 2023