Duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Von Der Layen tha se BE ka forcuar mbështetjen financiare për Ballkanin Perëndimor përmes Planit të ri të Investimit ekonomik, i cili përfaqëson rreth një të tretën e Prodhimit Bruto Shoqërorë të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen, në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e BE -së, theksoi rëndësinë e eurointegrimit të Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi vizitën në të rdhëmn në rajon.
“Para fundit të muajit, unë do të udhëtojë në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e zgjerimit.
Këtë ua kemi borxh të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë ”, tha Von Der Layen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Layen, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 28 deri më 30 shtator, gjatë së cilës do të vizitojë të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian.
Në Komision thonë se plani dhe programi i vizitës janë ende duke u përgatitur, por ata theksojnë se ardhja e Von Der Layen në Ballkan i paraprin samitit të BE -së në Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Slloveni më 6 tetor.








