13.2 C
Bujanovc
Monday, October 26, 2026
Home Blog Page 7

Berisha: Dialogu kyç për forcimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ku u vlerësua se, pavarësisht sfidave ekzistuese në marrëdhëniet mes dy vendeve, është e domosdoshme hapja e kapitujve të rinj për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Serbi.

Nuk i varfëroi mungesa e bukës, por largimi i fëmijëve

Dy prindër, një shtëpi bosh dhe një pritje që nuk dihet a do të marrë fund ndonjëherë Në një lagje të qetë të Bujanoc, një shtëpi që dikur gumëzhinte nga zërat dhe të qeshurat, sot është zhytur në heshtje. Dikur, ajo shtëpi zgjohej me zërat e pesë njerëzve. Mëngjeset nisnin me nxitim, me hapa...

NJË PROBLEM I VJETËR QË PO RIKTHEHET SI KRIZË

Nga Nexhmedin Saqipi Në një kohë kur banorët e Luginës së Preshevës përballen me sfida të shumta, siç është pasivizimi i adresave, një tjetër problem po rëndon përditshmërinë e tyre: mungesa e linjave të rregullta të autobusëve mes Preshevës dhe Bujanocit. Këto dy komuna, të ndara me rreth 25 kilometra, sot janë më të...

Do të bjerë më shumë se 30 cm BORË! Kufiri i borës po ulet, do të ketë edhe në qytete

Edhe pse zyrtarisht pranvera mbërriti më 20 mars me mot të thatë dhe relativisht të ngrohtë, sipas parashikimeve dhe radarëve më të fundit, nuk pritet të zgjasë shumë, të paktën tani në fillim. Që në natën mes së enjtes dhe të premtes na pret një ndryshim drastik i motit me ulje të menjëhershme të temperaturave, i shoqëruar...

Ndahen mjete nga fondi buxhetor për pakicat kombëtare për vitin 2026, 30.000.000,00 dinarë, KKSH vazhdon me bojkot

Në Pallatin Serbia sot u mbajt mbledhja e Këshillit për Pakicat Kombëtare, e kryesuar nga kryeministri i Republikës së Serbisë, prof. dr. Gjuro Macut, në prani të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun shoqëror, Dema Berisha, përfaqësuesve të organeve shtetërore dhe këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, thuhet në faqen e ministrisë gjegjëse.

Pranvera Hyseni në mesin e elitës botërore të shkencave planetare

Pranvera Hyseni vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të shkencës, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve në një nga fushat më sfiduese – atë të shkencave planetare. Së fundmi, ajo ka ndarë një moment tejet të veçantë nga rrugëtimi i saj akademik dhe profesional: bashkë-udhëheqjen e një sesioni në një nga konferencat...

Pas 20 vitesh ndalesë, Naser Sejdiji rikthehet në vendlindje mes emocionesh dhe krenarie familjare

Pas dy dekadash larg vendlindjes, Naser Sejdiji është rikthyer më në fund në tokën e tij, në Tërnoc të Bujanocit, duke mbyllur një kapitull të gjatë dhe të vështirë të jetës së tij. Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), ai kishte qenë për 20 vite në ndjekje nga drejtësia serbe, një situatë që...

Fillon fushata “Në maturë pa veturë”, do të zgjasë deri në qershor në më shumë se 60 komuna

Agjencia për Sigurinë në Komunikacion ka nisur fushatën me titull “Në maturë pa veturë”, e cila këtë vit do të përfshijë më shumë se 60 komuna në Serbi, deklaroi ndihmësi i drejtorit të kësaj agjencie, Velko Qurçiq. Ai rikujtoi se në territorin e Serbisë, gjatë vitit 2025, sipas të dhënave paraprake, në aksidente trafiku kanë humbur jetën...

Emër i njohur mandat i ri. Shkolla e Lluçanit me drejtor të ri

Dr. Sc. Rabit Veseli emërohet drejtor i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan komuna e Bujanocit – një rikthim i përvojës dhe vizionit në drejtimin e arsimit Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë ka marrë vendimin zyrtar për emërimin e Dr. Sc. Rabit Veselit në postin e drejtorit të shkollës fillore “Sami Frashëri”...

RAKETAT IRANIANE MUND TË ARRINË EDHE NË SERBI

Arsenali i fuqishëm i Teheranit – bazat ushtarake amerikane në Evropë në shënjestër Paralajmërohet përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit Irani zotëron një nga arsenalet raketore më të mëdha dhe më të larmishme në Lindjen e Mesme, ndërsa vlerësimet më të fundit të ekspertëve të sigurisë po ngjallin shqetësim serioz: raketat iraniane,...