6 C
Bujanovc
Saturday, October 17, 2026
Home Blog Page 283

Në rrethin e Pçinjës 4 të infektuar, nga 1 rastë kanë Bujanoci dhe Presheva

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 222 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 4 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19. Nga ky numër, nga 1 rast kanë shënuar Surdulica, Vlladiçin Hani, Bujanoci dhe Presheva, ndërsa komunat tjera sikurse edhe Vranja Nuk kanë shënuar asnjë rast të...

KOMUNA E BUJANOCIT KA PAGUAR 850.250,00 DINARË PËR KOMPENZIMIN E DËMEVE NË BUJQËSI GJATË VËRSHIMEVE

Kryetari i Komunës së Bujanocit sot ka kryer ekzekutimin prej 850.250,00 dinarëve për kompenzimin e dëmeve në bujqësi gjatë vërshimeve që kapluan komunën tonë në fillim të muajit janar të këtij viti. Kjo pagesë është kryer pas aplikimit për kompenzim të dëmeve nga ana e bujqëve, si dhe pas verifkimit të dëmeve nga ana e komisionit komunal.

Hakohet FB e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

Kryetari i komunes së Bujanocit Nagip Arifi përmes rrjetit social ka bërë të ditur se është hakuar profili i tij privat, duke ia shlyer postimin lidhur me eventin Përkujtimore të Komandant Lleshit. Për këtë Arifi ka akuzuar hakerët serb të cilët kanë ndërhyrë në profilin e tijë.

Çfarë është “Hëna e Përgjakshme” dhe domethënia e saj shpirtërore?! (sonte 26.05.2021)

Pak orë kanë mbetur nga 26 Maji, datë kjo që shënon ditën e “Hënës së Përgjakshme”. Por, nëse po pyesni veten se çfarë është ky fenomen, nuk ka të bëjë me rënien e gjakut në formë shiu në hënë dhe as ndonjë ogur të zi për fundin e botës. Në fakt “Hëna e Përgjakshme” ka të bëjë...

Ligji për letërnjoftim parasheh vendosjen e të dhënave mbi vendbanimin

Kuvendi i Serbisë po fillon seancën e fundit të seancës së rregullt pranverore, ndërsa në shyrtim është Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Letërnjoftimin dhe rregulloret e tjera. Ndryshimet janë propozuar për shkak të mangësive në ligjin aktual dhe për shkak të detyrimit që rrjedh nga projekti i Qeverisë "Stop Burokracisë".

Kryeministri Kurti: Është duke u përcjellë me vëmendje situata me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, Besnik Bislimi, ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti, të hënën priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë.

Në rrethin e Pçinjës 15 të infektuar, nga 1 rastë kan Bujanoci dhe Presheva

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 275 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 15 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19. Nga ky numër, nga 5 raste janë nga Vranja, nga 3 raste janë nga Surdulica dhe Boseligradi, 2 nga Vlladiçin Hani dhe nga një rast kanë...

Radikalët kërkojnë nga Obradoviç shkarkimin e Nagip Arifit për shkak të Komandant Lleshit

Partia Radikale Serbe (SRS) i ka bërë thirrje sot Ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Marija Obradoviç, që në përputhje me kompetencat e saja "menjëherë" të fillojë procedurat për shkarkimin e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifit, për shkak të, siç kanë theksuar, sjellje dhe veprime antikushtetuese kundër Republikës së Serbisë, raporton agjencia Beta, përcjell...

Në rrethin e Pçinjës 7 të infektuar, 0 raste nga Bujanoci

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 119 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 7 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19. Nga ky numër, nga 5 raste janë nga Vranja dhe nga 1 rast i ri janë nga Presheva dhe Boseligradi, ndërsa në komunat tjera të rrethit...

Kon: Pason lehtësim serioz i masava

Epidemiologu njëherit anëtari i Shtabit të krizave Predrag Kon deklaroi se një lehtësim "serioz" i masave anti-kovid do të pasojë, por  në këtë kontekst, mbajtja e maskave do të ishte "më e ngadalta" për t'u përjashtuar. "Presim që situata epidemiologjike të jetë e qëndrueshme në periudhën ardhshme nën praninë e virusit, por ne do...