Kuvendi i Serbisë po fillon seancën e fundit të seancës së rregullt pranverore, ndërsa në shyrtim është Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Letërnjoftimin dhe rregulloret e tjera.
Ndryshimet janë propozuar për shkak të mangësive në ligjin aktual dhe për shkak të detyrimit që rrjedh nga projekti i Qeverisë “Stop Burokracisë”.
Propozimi është që në letërnjoftim të shtohen të dhëna për adresën e vendbanimit të regjistruar, për të harmonizuar dispozitat e Ligjit për letërnjoftimin me rregulloret për dokumentet elektronike, ndërsa risia do të ishte se për personat më të vjetër se 16 vjeç, letërnjoftimi mund të lëshohet me pëlqimin e vetëm njërit prind, shkruan Novosti.








