OVL-UÇPMB-së: Bujanoci nuk është ashtu siç e kanë dashur dëshmorët

0
424

Pas reagimeve të Kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajazitit dhe tri subjekteve politike shqiptare LPD, PD dhe PVD edhe OVL-UÇPMB-së ka dalë me një sqarim rreth dy takimeve të mbajtura në Bujanoc.

Nga këto takime pos tjerash u bë e ditur se, Fronti për Ndryshim i përfaqësuar nga Kryetari i komunës Arbër Pajaziti i ka shuar shpresat për një koalicion të mundshëm me PD-në dhe PVD-në deri në fund të mandatit, nga ana tjetër në reagimin e nënshkruar nga subjektet politike shqiptare LPD, PD dhe PVD mësohet se përpos që Pajazitit i kanë ofruar BLANKO mbështetje nuk do të ketë përçarje të opozitës, O BASHK O ASNJO.

OVL-UÇPMB-së ndër të tjerash në sqarimin e sajë ka cekur TRI çështje të cilat sipas tyre janë thelbësore për shqiptarët:

“Bujanoci nuk është ashtu siç e kanë dashur dëshmorët.

Bujanoci meriton të udhëhiqet nga gjithë shqiptarët.

Bujanoci meriton që të jetë shpresë për rininë shqiptare.

Bujanoci duhet sa më parë që t’i kthehet atyre të cilëve u përket.”

Postimi i plotë i OVL-UÇPMB-së    

Sqarim për opinion

Të nderuar qytetarë shqiptarë të Komunës së Bujanocit përmes këtij shkrimi duam që të ju informojmë rreth asaj që po qarkullon nëpër opinion.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc duke e parë situatën aktuale në Komunën tonë aspak të mirë kemi marr përsipër që të organizojmë një takim në mes partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Bujanocit.

Organizata e veteranëve çdoherë ka bërë përpjekje për unifikim dhe bashkim.

Çdo bisedë dhe çdo konsultë në mes partive shqiptare është më se e rëndësishme ,sepse nga këto takime krijohet shpresë për unifikim.

Ne si Ovl i ftojmë përsëri kryetarët e partive politike që të vazhdojnë me takime dhe konsulta derisa të arrihet unifikimi gjithë shqiptarë.

Ne si Ovl nuk jemi kundër asnjë subjekti politik , ne kemi qenë dhe do të jemi që përfundimisht pushteti në Bujanoc të udhëhiqet nga të gjitha partitë politike shqiptare.

Bujanoci nuk është ashtu siç e kanë dashur dëshmorët.

Bujanoci meriton të udhëhiqet nga gjithë shqiptarët.

Bujanoci meriton që të jetë shpresë për rininë shqiptare.

Bujanoci duhet sa më parë që t’i kthehet atyre të cilëve u përket.

Gjithashtu ftojmë gjithë spektrin politik në mbarë Luginën e Preshevës që të unifikohen dhe të kordinohen për t’i bërë ballë diskriminimit të vazhdueshëm nga ana e qeverisë së Serbisë.

Shërbimi informativ i Ovl UÇPMB-së Bujanoc