Në kufi të rrezikut edhe Veriu i Shqipërisë, raketa kineze, që shëtit pa kontroll në atmosferë

0
381

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, rrezikon që të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndërsa mes vendeve që janë në zonën e kuqe të hartës, është edhe Shqipëria. Siç shihet dhe në hartën e publikuar nga BBC jashtë rrezikut mbeten vetëm disa qytete

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, rrezikon që të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndërsa mes vendeve që janë në zonën e kuqe të hartës, është edhe Shqipëria. Siç shihet dhe në hartën e publikuar nga BBC jashtë rrezikut mbeten vetëm disa qytete.

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, rrezikon që të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndërsa mes vendeve që janë në zonën e kuqe të hartës, është edhe Shqipëria.

Siç shihet dhe në hartën e publikuar nga BBC jashtë rrezikut mbeten vetëm disa qytete të veriut të Shqipërisë, përfshirë dhe Europën qëndrore dhe atë veriore.

Ndërkohë që sa i takon mundësisë së shkatërrimit të saj, pa rënë në kontakt me tokën, shanset janë të pakta. Kjo pasi ushtria amerikane nuk ka plan për t’i qëlluar mbetjet e një rakete të madhe në atmosferë.

Duke folur para gazetarëve, shefi amerikan i Mbrojtjes tha se shpresa është që raketa të bjerë në ujë dhe se sipas vlerësimeve të fundit, ajo do të bjerë në sipërfaqen e Tokës mes së shtunës dhe të dielës.

Raketa “Long March 5B” u lëshua më 29 prill nga ishulli kinez, Hainan, dhe me vete e barti modulin Tianhe, në të cilin ka mjete për jetesë për tre anëtarë ekuipazhi të stacionit të ardhshëm hapësinor të Kinës.