KV Flaka ka mbyllë sezonin me suksese të mëdha edhe përkundër mbështetjes financiare nga institucionet lokale ky klub ka treguar suksese të jashtëzakonshme, sidomos në aspektin e garimit me klube me përvojë shumë më të madhe dhe renditje të lartë në tabelë.

POSTIMI I PLOTË I KV FLAKA
Me ndeshjen në mes të KV Flakës dhe KV Vidovdanit , përmbyllëm vitin e parë garues 2024/2025 për klubin tonë.
U bëmë pjesë e Ligës ndër-regjionale të Leskocit me vajzat e moshës U14.
Këtë kampionat e perfunduam me gjashtë ndeshje të fituara si dhe dy sete shtesë të fituara ndaj ekipeve të para në tabelë.
Për KV Flakën kjo ishte pjesemarrja e parë e karakterit garues dhe ishte një sfidë në vete për të gjitha ne.
Po sfidonim normat e mentalitetin kulturor e patriarkal, duke qenë klubi i vetëm në tërë Ligën ndër-regjionale që drejtohet nga femrat; një klub që vjen nga një vend i vogel e me mundësi shumë të kufizuara në çdo fushë e në veçanti në sport; sfidë për një klub që garon për herë të parë pa asnjë mbështetje institucionale; e sfidë poashtu përballja e një klubi të ri me ekipe e klube me pervojë shumë vjeçare.
Mirëpo, asnjë nga këto bariera nuk demotivoi asnjërën nga në për të realizuar qëllimin tonë. Asgjë nuk zbehu dëshirën, përkushtimin e vajzave për të demonstruar atë për çfarë ishin përgatitur.

Qëllimi ynë ishte më i madh se cilado nga këto pengesa.
KV Flaka nuk meriton vetëm një renditje të mirë në tabelë, për më tepër se nje klub, ështe nje ide për barazi e fuqizim, një ide për të treguar potencialin e femrës së Luginës, është një frymëzim për të gjitha vajzat që duan sportin e që dëshirojnë të udhëheqin në sport e në çdo fushë tjetër.
Në këtë rrugëtim jo të lehtë për në, por asnjëherë shkurajues, e vetmja mbështetje (vullnetare) që na erdhi ishte nga @Asociacioni Qytetar i Bujanocit i cili mundësoi mbarëvajtjen e pjesës së dytë të sezonit garues (sezonit dimëror).
Për këtë, KV Flaka shprehë mirënjohje të thellë. Faleminderit!
Edhe sot kujtojmë dhe jemi falënderues ndaj të gjithë atyre që ishin afër nesh në fillimin tonë:
@Bekim Haliti, themelues i klubit në vitin 1995 në Preshevë, frymezoi dhe kontriboi që edhe në Bujanoc vajzat të kenë vendin e tyre në sport, gjegjësisht volejboll;
@Zimer Limani, ndër të parët që na dha përkrahjen dhe i cili na bëri të besojmë se bashkë mundemi.
Faleminderit @Qeverisë së Kosovës e @Këshillit Kombetar Shqiptar që mbështeti idenë tonë dhe lehtësoi funksionimin tonë.
@Andi Maliqi , @Toni Çekërri dhe të gjithë ju që ishit pranë nesh, mirënjohje nga zemra!
Faleminderit vajzave të klubit dhe familjeve tona të cilet janë motivi dhe mbështetja jonë më e madhe.
Ky është fillimi i idesë sonë të kthyer në realitet.
Le të vazhdojmë bashkë!












