Në mbledhjen e fundit të mbajtur dje Komisioni Republikan Zgjedhorë ka shqyrtuar 3 ankesa të parashtruara nga subjektet politike të partive serbe, por jo edhe ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
Në bazë të të dhënave LIVE që janë në faqen e KRZ, lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës në tabelë është i shfaqur me 0.25% (9.659) vota, 0 mandate, në 99.35% e vendvotimeve të përpunuara.
Kujtojmë se ankesat e KSHL për anulimin e 3 vendvotimeve në komunën e Bujanocit Komisioni Komunal Zgjedhorë nuk i ka aprovuar, kështu duke i hapur rrugë listës KSHL që ti drejtohet instancave më të larta.
Nëse KRZ do ti shqyrtojë ankesat e KSHL-së dhe të vendosë kundër apo pro, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim, por që aktualisht asnjëra nga du listat shqiptarë nuk kanë arritur ta kalojnë cenzusin për të siguruar ulëse në parlamentin e Sërbisë./LajmiAL/






