24 orët e fundit Bujanoci 2 raste të reja me Covid-19

0
234

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 208 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 10 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 5 janë nga Vranja, 2 nga Bujanoci, ndërsa nga 1 rast e kanë konfirmuar Presheva, Surdulica dhe Boseligradi, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së martë./LajmiAL/