Deputeti Shaip Kamberi thotë se interesimi i ri i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për rrjedhën e dialogut.
“Marrëveshja e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një momentum i ri që duhet të përdoret si vazhdimësi e dialogut deri në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve”, tha ai. Kamberi beson se interesat e serbëve dhe shqiptarëve janë në bashkëpunim të shkëlqyer.
“Nuk ka dyshim se kushti vendimtar për ato marrëdhënie është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thë eeputeti Kamberi sot në seancën e Kuvendit të Serbisë.
Nga ana tjet Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kamberi përdor “mantrën e Kurtit”
Vuçiq iu referua deklaratës së Kamberit se shqiptarët në jug të Serbisë duhet të kenë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë dhe Metohi.
“Kjo është mantra e Kurtit, meqë ra fjala. Ju po arrini që të thoni se Kosova është shtet i pavarur dhe se ne vetëm duhet të zgjidhim me marrëveshje dypalëshe të njëjtat të drejta që shqiptarët dhe serbët do t’i gëzojnë në dy shtete të pavarura”, tha ai.












