Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Qeveria e Serbisë ndan çdo vit më shumë se 800 milionë euro për Kosovën. Vuçiq duke iu përgjigjur kritikave të disa deputetëve të Kuvendit të Serbisë,tha se për Kosovën ndahen nga 700 deri në 820 milionë euro në vit. “Nuk e di saktësisht jo çdo gjë shkon përmes Zyrës për Kosovë dhe Metohi por sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për Kosovën ndahen nga 700 deri në 820 milionë euro në vit” tha presidenti i Serbisë. Vuçiq nuk ka specifikuar se kujt po i paguhet gjithçka dhe pse po shpenzohen paratë.








