Kadri (Haki Hasani) lindi më 15.01.1926 në Tërrnoc. Ishte një nga djemtë e Hakiut e Hysnijes, me shtëpi te mëhalla e Gashëve në afërsi të xhamisë së mesme në Tërrnoc, e që më pas vendosen për të jetuar në Bujanoc.
Meqë, para tij edhe babai Hakiu e mixha Hydaverdia kishin zanatin e berberit, edhe Kadriu mori këtë zanat.
Si djalë I ri, në moshën 17 vjeçare nisi të punonte në berberhanen e babait të vet. Në ndërkohë kishte edhe një aktivitet tjetër plotësues dhe periodik, ku u angazhua si oficer rezerv për t’i mësuar të rinjtë – paraushtarak.
Më pas, në vitin 1952 hapi dyqanin e tij, personal, (berberhanen) duke paguar të gjitha kontributet, përfshirë ato shëndetsore dhe pensionale.
Si berber punoi deri më 25.07.1969.
Në vitin 1969 mbylli berberhanen dhe u punësua në Industrinë e Akumulatorëve “Svetlost” në Bujanoc. Aty punoi deri në vitin 1989, kur edhe u pensionua.
Aga Kadri berberi vdiq më 24.01.1993 në Tërrnoc. Pasardhësit e agës Kadri jetojnë në Bujanoc.
Në foto: Kadri berberi
(Autori është Nehat Salihu)








