Ibro Idiç, anëtar i kryesisë dhe kryetar i Degës Komunale në Bujanoc i Unioni Demokratik Romë, përmes një postimi në llogarinë e tij personale ka reaguar ashpër ndaj pakënaqësive që, siç kuptohet nga përmbajtja e postimit, lidhen me faktin se të tjerët nuk duhet të flasin në emër të romëve dhe as të vendosin për fatin e tyre.
Edhe pse Idiç nuk e ka përmendur drejtpërdrejt asnjë subjekt politik, në kontekstin e zhvillimeve të fundit është e qartë se reagimi i tij lidhet me partinë që udhëhiqet nga Usama Zukorlić, e cila ka marrë mbështetjen e romëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në periudhën e fundit, në Komunën e Bujanocit po vërehen gjithnjë e më qartë përplasje politike edhe brenda vet komunitetit rom, ku rryma të ndryshme politike po shfaqin hapur mospajtime dhe qëndrime të kundërta. Këto zhvillime dëshmojnë për një polarizim të brendshëm që po ndikon drejtpërdrejt në përfaqësimin dhe unitetin politik të romëve në këtë komunë.
POSTIMI ORIGJINAL I IBRO IDÇ
Ibro Idiç (DUR): Mjaft më me nënvlerësimin e romëve – është koha ta marrim fatin në duart tona!
Prej vitesh në opinionin publik qarkullon shifra prej 131.000 romësh në Serbi. Kjo shifër nuk pasqyron realitetin – është një të dhënë administrative që nuk reflekton gjendjen reale në terren.
Vlerësimet profesionale tregojnë qartë se në Serbi jetojnë nga 250.000 deri në 600.000 romë. Dallimi mes regjistrimit dhe numrit real nuk është i rastësishëm. Ai është pasojë e dekadave të diskriminimit, varfërisë, neglizhencës institucionale, frikës nga deklarimi dhe presioneve shoqërore që kanë detyruar shumë njerëz ta fshehin identitetin e tyre.
Romët në Serbi përballen çdo ditë me:
– papunësi të lartë dhe pasiguri ekonomike,
– segregacion në arsim dhe mungesë të mundësive të barabarta,
– kushte të këqija banimi dhe çështje të pazgjidhura pronësore-juridike,
– qasje të kufizuar në shërbimet shëndetësore,
– diskriminim dhe paragjykime në shoqëri.
Nëse jemi disa qindra mijëra, atëherë kemi edhe forcë. Por vetëm nëse jemi të bashkuar.
Demokratska unija Roma vlerëson se ka ardhur koha për një bashkim historik të të gjithë faktorëve politikë romë, organizatave, intelektualëve, rinisë dhe aktivistëve. Është koha të mos jemi më një gabim statistikor, por të bëhemi faktor politik që pyetet.
Është koha ta marrim fatin në duart tona.
Nuk guxojmë më të presim që të tjerët t’i zgjidhin problemet tona. Duhet vetë të ndërtojmë forcë politike që do të sigurojë barazi, dinjitet dhe zgjidhje sistematike për komunitetin rom.
U bëj thirrje të gjitha forcave rome për unitet, përgjegjësi dhe veprim të përbashkët.
Ibro Idiç Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Degës Komunale në Bujanoc Unioni Demokratik Romë












